Gianluigi Buffon: Isha afër të largohem nga Juventusi

Gianluigi Buffon: Isha afër të largohem nga Juventusi

Gianluigi Buffon: Isha afër të largohem nga JuventusiBuffon ka zbuluar se ai kishte qenë gati të heqë dorë nga Juventusi dy vite më parë, por ishte bindur nga trajneri Antonio Conte për të qëndruar.

“Por Conte më telefonoi, duke më thënë gjëra të mira dhe të rëndësishme. Që atëherë, jam më shumë Juventino se më herët”.

“Në sezonin e mëhershëm [2010-11], të parin e presidentit Andrea Agnelli, unë nuk luajta në pjesën e parë për shkak të lëndimit dhe në pjesën e dytë nuk isha aty; koka ime ishte diku tjetër”.

“U ndjeva se ndoshta ishte koha për ndryshim; të largohem nga Juventusi. Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë, por e humba atë”.

“Pastaj, u njoha mirë me drejtuesit e rinj dhe ata ndryshuan mendimet e mia. Duke pasur pjekurinë për të riparuar raportet pas disa mosmarrëveshjeve, kjo ju bën juve më të bashkuar”, ka thënë Buffon.