Gianluigi Buffon: Gara për titull ende e hapur

Gianluigi Buffon: Gara për titull ende e hapur

Gianluigi Buffon: Gara për titull ende e hapurPortieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, beson se gara për titullin e Serie A është bërë sërish e hapur pas disfatës 2-0 të skuadrës së tij nga Napoli.

“Pa kërkuar asnjë arsyetim, më duhet të them se Napoli meritoi të fitojë dhe se ne nuk e shprehëm veten si duhet”.

“Scudetto është ende e hapur pasi Roma është në formë të shkëlqyeshme. Ata të gjithë kanë kredenciale të luftojnë për titull deri në fund”.

“Disfata nuk më shqetëson para ndeshjes së Europa League. Në fund të fundit, ndonjëherë disfatat u paraprijnë fitoreve të mëdha, që shpesh ka ndodhur për ne në të kaluarën. Le të shpresojmë se kështu do të ndodhë sërish”, ka thënë portieri italian.

Juve do të udhëtojë te Olympique Lyon të enjten për ndeshjen e parë çerekfinale të garës evropiane.