largea_george-soros1348900717

George Soros jep 1 milion dollarë për Obamën

Miliarderi dhe donatori i njohur në botë, George Soros ka vendosur që të japë 1 milion dollarë për rizgjedhjen e demokratit Barack Obama, shkruan New York Times.

Sipas gazetës kryesore amerikane, Soros do të japë një milion dollarë në takimin e donatorëve të demokratëve, si dhe që do të japë edhe 500 000 dollarë për dy komitete aksionale politike që mbështesin zgjedhjen e demokratëve në Dhomën përfaqësuese dhe në Senat.