George Clooney mëson italisht
Zemërthyesi i Hollywoodit, George Clooney, thotë se ai ka filluar të mësojë gjuhën e të dashurës së tij, italishten.
Aktori i filmit “Up in the Air” ka ndjekur kurs personal te e dashura e tij Elisabetta Canalis, derisa po mundohet të mësojë gjuhën e saj amtare.
“Ajo është gjithmonë e këndshme. Ajo gjithmonë thotë gjëra të bukura”, ka thënë George.
Edhe Elisabetta është e impresionuar me aftësitë e bukuroshit të saj. “Ai është duke mësuar vërtet”, ka thënë ajo.