George Clooney është ‘i dobët’ në seks
Ylli i Hollywoodit, George Clooney, raportohet se është shumë i dobët kur është fjala për aftësitë e tij në shtrat.
Sipas bashkë-aktores së tij te filmi “The American”, Violente Placido, aktori, i cili është në lidhje me bukuroshen italiane Elisabetta Canalis, është i papërvojë kur vjen puna te seksi… ose së paku te ai në ballë të kamerave!
“Ai ka pranuar… se nuk realizon shumë skena seksi. Më është dukur sikur është diçka e re për të, ai ishte aq i papërvojë”, ka thënë aktorja.
Placido, e cila luan të dashurën e Clooney në film, ka thënë se aktori ka pasur vështirësi për t’u relaksuar gjatë skenave intime.