George Alexander Louis, princi i ri i Britanisë

George Alexander Louis, princi i ri i Britanisë

George Alexander Louis, princi i ri i BritanisëFëmija më i ri i familjes mbretërore të Britanisë, djali i porsalindur i Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate, quhet George Alexander Louis. Pallati Kensington njoftoi se foshnja do të njihet si Shkëlqesia tij, princi George i Kembrixhit.

Mbretëresha Elizabet vizitoi djalin mëngjesin e së mërkurës, para se të shkonte për pushimet verore në Balmoral.
Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Kamila, si dhe prindërit e Kate e panë foshnjën, në spitalin e Shën Mërisë në Londër, ku ai lindi të hënën.

Sipas njoftimeve, Princi William dhe Kate kanë shkuar të rrinë për disa kohë te shtëpia e prindërve të Kate, Carole dhe Michael Middleton, në Berkshire.