Genti Sejko zgjidhet Guvernator

Genti Sejko zgjidhet Guvernator

Genti Sejko zgjidhet Guvernator Me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, Parlamenti miratoi kandidaturën e Genti Sejkos për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Votimi për dekretetin e Presidentit Bujar Nishani me propozimin për kandidaturën e Sejkos, u zhvillua në mënyrë elektronike me proçedurë të fshehtë, në përfundim të një seance të gjatë parlamentare.

Kur kandidatura e Sejkos u propozua fillimisht nga Kreu i Shtetit, ajo hasi në skepticizmin e shumicës së majtë. Kjo e fundit pretendoi se Guvernatori duhej të zgjidhej nga rradhët e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës. Për të arritur këtë, vetë Këshilli i Bankës së Shqipërisë propozoi Genti Sejkon si anëtar të saj.

 

Të paktën për postin më të lartë të BSH-së, mazhoranca e gjeti gjuhën e përbashkët me Presidentin Nishani dhe kjo rezultoi në miratimin e Genti Sejkos si guvernator.