genci_938802_thumb_large

Genc Salihu dominon në VFM

Kënga “Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi çmimin kryesor dhe tre çmime të tjera në edicionin e nëntë të Videofestit Muzikor- njërës prej ngjarjeve të pakta muzikore në Kosovë që mbledh yjet më të mëdha të estradës muzikore shqiptare- që u zhvillua të hënën mbrëma në Teatrin Kombëtar.

Klipi i këngës “Ani, ani syn” nga Tingulli 3nt dhe Flori fitoi në zhanrin hip-hop, derisa hiti “Delicious” i Dafina Rexhepit në bashkëpunim me MC Kreshën fitoi në kategorinë “Best New Artist”.

Dafina Zeqiri dhe Ledri ishin të pakonkurrencë me videospotin e këngës “Ti po m’pëlqen” në kategoritë R&B dhe ‘styling’ më të mirë.

“Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi në konkurrencën e meshkujve, në zhanrin rok, për regjinë më të mirë dhe u shpall videoklipi më i mirë këtë vit në Videofestin Muzikor.

Dy çmime i takuan edhe klipit të këngës “Dua të iki larg” nga Rezarta Shkurta dhe Vedat Ademi- ata fituan në kategoritë duet dhe pop, ndërsa “Blla, blla, blla” morën çmimin në konkurrencën e grupeve.

Nga emrat që argëtuan të pranishmit dhe audiencën e gjerë ishin Argjentina Ramosaj, Eneida Tarifa, Big D, Nita Latifi, Yllka Kuqi, Mentor Haziri, Alma Bektashi, Rovena Dilo etj.

Lista e plotë e fituesve në VFM ‘11:

Videospoti më i mirë i zhanrit hip-hop: Tingulli 3nt ft. Flori- “Ani, ani syn”

Videospoti më i mirë në konkurrencën artisti i ri më i mirë- Dafina Rexhepi ft. MC Kresha- “Delicious”

Videospoti më i mirë në konkurrencën R&B- Dafina Zeqiri ft. Ledri- “Ti po m’pëlqen”

Videospoti më i mirë i zhanrit rok- Genc Salihu- “Rrugëve”

Videospoti më i mirë në konkurrencën grupi më i mirë- Blla, blla, blla- “Kujt i bie”

Videospoti me ‘styling’ më të mire- Dafina Zeqiri ft. Ledri- “Ti po m’pëlqen”

Videospoti me regjinë më të mirë- Genc Salihu- “Rrugëve”

Videospoti më i mirë i zhanrit pop-folk- Albërie Hadërgjonaj- “Kur nuk shkon, nuk shkon”

Videospoti më i mirë në duet- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- “Dua të iki larg”

Videospoti me performancën më të mirë- Besa Kokëdhima- “Kalorësi i natës”

Çmimi i karrierës- Haki Misini

Çmimi i organizatorit- TDS ft. Nora Istrefi- “Ka je”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve- Genc Salihu- “Rrugëve”

Videospoti më i mirë i zhanrit pop- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- “Dua të iki larg”

Çmimi YouTube – Aurela Gaçe ft. Dr Flori & Marsel- “Origjinale”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave- Argjentina Ramosaj- “Perfekt”

Videospoti më i mirë- Genc Salihu- “Rrugëve”