Gazsjellësi TAP, Kuvendi miraton marrëveshjen

Gazsjellësi TAP, Kuvendi miraton marrëveshjen

Gazsjellësi TAP, Kuvendi miraton marrëveshjen Marrëveshja trepalëshe për gazsjellësin TAP u miratua sot në unanimitet sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Marrëveshja mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë u votua me 120 vota. Përmes një postimi në rrejtin social Facebook, Kryparlamentarja Topalli konfirmoi lajmi dhe ndër të tjera shkroi:

“Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë. Çdo familje shqiptare do ketë mundësim që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim e nevojat e tjera. Kjo përkthehet kursim për çdo familje. Çdo biznes do sigurojë energji të bollshme e shumë më të lirë. Kjo do të thotë fitim më të madh për bizneset, investime e mijëra vende të reja pune.”