Gati shkëmbimi Balotelli-Lamela

Gati shkëmbimi Balotelli-Lamela

Gati shkëmbimi Balotelli-Lamela Klubi londinez është gati t’i ofrojë Milanit sulmuesin argjentinas Erik Lamela, pra dëshron të bëjë një shëkbmim kokë më kokë, pasi i nevojitet si sulmues pykë, me karakteristikat e Supermarios.

Tottemham shpenzoi gjatë verës 30 milionë Paund për 21-vjerçarin, shumë kjo superiore nga ajo që klubi italin pagoi për Balotellin, megjithatë londinezët janë dakord për një shkëmim mes tyre. Duket thjesht një ide e mrekullueshme e cila mund të bëhet realitet nëse drejtori teknik i spërsave, Franko Baldini, do të hidhet në aksion.

Mbetet për t’u kuptuar se çfarë mendojnë në Milanello për këtë ide, edhe pse deri në këtë moment nuk mund të flitet për tratativa konkrete. Por nëse menaxherit të Balotellit, Mino Raiolës, do t’i pëlqejë ky biznes, asgjë nuk mund ta ndalojë.

Muajt e ardhshëm gjithçka do të bëhet më e qartë. Balotelli e ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të largohet nga Milano, ku ka pranë të afërmit dhe familjen e tij dhe luan në skuadrën të cilën githmonë e ka admiruar.

Gjithsesi për momentin shëmbimi i mundshëm Balotelli-Lamela është thjesht një zë dhe asgjë më shumë, por nëse Baldini do të vendosë të lëvizë, gjithçka mund të ndodhë.