Gati për ta pastruar Badocin

Gati për ta pastruar Badocin

Gati për ta pastruar BadocinPër vetëm një javë organizim, janë finalizuar të gjitha përgatitjet për pastrimin e tërësishëm të shtratit të liqenit të Badocit, shprehern organizatorët “Uji po vjen, hajde edhe ti”

Me këtë iniciativë është bashkuar menjëherë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, duke mbuluar një pjesë të madhe të shpenzimeve si dhe duke siguruar pjesëmarrje aktive të zyrtarëve të saj në pastrim.

Pjesëmarrës në pastrim do të jenë edhe 200 nxënës nga shkollat e mesme të Prishtinës, ndërsa koordinatorë të këtij akcioni janë 5 anëtarë nga organizata TA PASTROJMË KOSOVËN.

Partia e Fortë ka dalë në mbështetje me resurset e saj njerëzore. Kryetari lexhendar Visar Arifaj do të arrijë në vendin e ngjarjes bashkë me 20 çiklistë të tjerë, ndërsa shoqata e peshkatarëve KRAPI ka mobilizuar rreth 30 peshkatarë të cilët do të ndihmojnë në pastrimin e shtratit të Liqenit.

Ndihmë me mjete për pastrim ka ofruar edhe Ndërmarrja për menagjimin e mbeturinave HORTIKULTURA, ndërsa me mjete tjera dhe logjistikë ka ndihmuar kompani të vogla e të mëdha private.

Të gjitha mjetet për pastrim janë siguruar nga organizatorët. Ndërsa pastrimin do ta shoqërojë grupi vallëzues FUTURE STEPS kurse për muzikën përkujdeset një grup gazmorë i organizuar nga KAFE MIQT.

Për të gjithë pjesëmarrësit në pastrim do të ketë ujë dhe ushqim, ndërsa të gjithë inkurajohen të marrin shtesa ushqimore për vete dhe shokët.