Gana dhe Mali në çerekfinalet e Kupës së Afrikës

Gana dhe Mali në çerekfinalet e Kupës së Afrikës

Gana dhe Mali në çerekfinalet e Kupës së AfrikësGhana dhe Mali kalojnë në cerekfinalet e Kupës së Afrikës, duke nxjerrë jashtë lojës Kongon dhe Niger. Ky është verdikti i grupit B pas ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve.

Parashikimet në këtë grup kanë dalë të drejta pasi si Gana edhe Mali shiheshin si favorite për tu kualifikuar, edhe pse pritej ndonjë surprizë nga ana e Kongos së drejtuar nga Klod le Roy. Sfida nis mirë për Kongon e cila që në sekondat e para fiton një penallti me anë të Diba.

Ashtu si në sfidën ndaj Ganës ekzekutimi i 11 metërshit do të kryhet Mbokani që nuk gabon, duke shënuar golin e dytë personal në këtë edicion.

Mali reagon duke fituar terren dhe në minutën e 14 gjen golin e barazimit me anë të Samasa pas këmbënguljes së Tamboura në krahun e majtë. Surprizat i ka evituar edhe Gana që në përballjen me Niger shënon fitoren më të thellë në grupin B, duke triumfuar 3-0. Yjet e zinj të afrikës kalojnë në epërsi që në minutën e 6 me anë të Gyan Asamoah.

Fitorja bëhet e sigurtë në minutën e 23 kur Atsu kthen në gol asistin e dhënë pikërisht nga kapiteni Gyan Asamoah. Me rifillimin e takimit në minutën e 49 është Boye që realizon golin e fundit të sfidës. Në cerekfinale Gana do të përballet me surprizën Kepi i Gjelbër, ndërsa Mali i Seidu Keita me organizatorët e Afrikës së Jugut.