GaGa 18 milionë fansa të Twitter

GaGa 18 milionë fansa të Twitter

Këngëtarja amerikane, Lady GaGa, është personi i parë që ka arritur shifrën prej 18 milionë fansash në rrjetin social Twitter.

Ajo i ka falënderuar ‘përbindëshat’ e saj që i kanë ndihmuar ta vë këtë rekord.

“Nuk mund të besoj se kam 18 milionë ‘Twitter- përbindësha’ të mi. Para disa vitesh kam pasur vetëm disa”, ka deklaruar Gaga.

Krijuesja e hitit “Poker Face” ka rreth dy milionë fansa më shumë se sensacioni i tinejxherëve, Justin Bieber, të cilin në Twitter e përcjellin rreth 16.4 milionë njerëz.

Vendin e tretë e zë Katy Perry (13.9 milionë), e katërta është Shakira (12.6 milionë), ndërsa top-pesëshin e përmbyll Kim Kardashian (12.5).

Dhjetë yjet me më shumë fansa në Twitter:

1. Lady GaGa – 18 milionë
2. Justin Bieber – 16.4 milionë
3. Katy Perry – 13.9 milionë
4. Shakira – 12.6 milionë
5. Kim Kardashian – 12.5 milionë
6. Britney Spears – 12.4 milionë
7. Rihanna – 11.9 milionë
8. Barack Obama – 11.9 milionë
9. Taylor Swift – 10.4 milionë
10. Selena Gomez – 9.6 milionë