Gaddafi-wife-Sofiya

Gaddafi, dhëndër shqiptar

Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e mediave botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.

Portali Shqipmedia, sjell rrëfimin e Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.

Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo – të harrojë fëmijët. Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.

Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.

Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë.      /telegrafi