G20, vendet premtojnë angazhim për zhdukjen e Ebolës

G20, vendet premtojnë angazhim për zhdukjen e Ebolës

G20, vendet premtojnë angazhim për zhdukjen e EbolësVendet e G20 ranë dakord për angazhimin për zhdukjen e Ebolës e cila ka shkaktuar deri tani më shumë se pesë mijë të vdekur. Megjithatë virusi vdekjeprurës është regjistruar edhe në Mali, i cili të premten njoftoi se ka regjistruar tre vdekje në tre dite, ndërsa ka vënë në mbikqyrje 250 persona.

Edhe në Republikën Demokratike të Kongos, është njëoftuar për një vatër të vogël të Ebolës që ka shkaktuar 50 të vdekur në një zonë të izoluar.

Nga ana e tyre, “anëtarët e G20-s u shprehën se angazhohen që të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të zhdukur epideminë dhe të mbulojnë pasojat e saj ekonomike dhe humanitare në terma afat mesëm”, sipas një komunikate të publikuar në Brisbane, në lindje të Australisë.

Por ky tekst nuk paraqet asnjë angazhim financiar, duke u shprehur se “vendet e G20 do të punojnë nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe, rajonale dhe multilaterale, si dhe në bashkëpunim me aktorët jo qeveritarë”.