Furgonat protesta pa afat

Furgonat protesta pa afat

Furgonat protesta pa afat Pas rreth tre javësh, protesta e automjeteve 8 plus 1 ka kulmuar me bllokimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse në kryeqytet.

Në rrugën e Elbasanit, rreth 200 furgonë të linjave të Elbasanit, Pogradecit, Korcës dhe Ersekës nuk janë lejuar nga policia të hyjnë në kryeqytet për të protestuar më pas para Kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Brendshme. Në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të policisë, drejtuesit e automjeteve kanë bllokuar për rreth tre orë rrugën duke u ulur në tokë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë tentuar të zhbllokojnë me forcë rrugën.

Shume shpejt mberriten në protestë ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë në drejtim situatën gjatë konfrontimeve me policinë.

Pak më e qetë ka qenë situata në hyrje të Tiranës. Te pritur tek Zogu i Zi nga deputete te Partise Demokratike, drejtuesit e mjeteve nga veriu dhe jugu i vendit kane ndaluar perpara Pallatit te Sportit “Asllan Rusi”, duke kerkuar qe drejt Kryeministrise ata te shkonin me mjetet e tyre.

Per rreth 1 ore e 30 minuta, ata kane bllokuar aksin me te madh hyres drejt Tiranes, duke shkaktuar nje rradhe te gjate te mjeteve te tjera qe hynin ne kryeqytet.

Qendrimi i tyre ne kete pike te hyrjes se Tiranes eshte tensionuar disa here, veçanerisht pas mberritjes se Forcave te Nderhyrjes se Shpejte dhe drejtuesve te policise te cilet kane negociuar me drejtuesit e furgonave, per te hapur te pakten nje korsi per te mos bllokuar qarkullimin, por deputetet e opozites kane nxitur te kunderten.

Zhbllokimi i situates, u be e mundur ashtu si ne pika te tjera, vetem pas negociatave me policine dhe renies dakort qe drejt Kryeministrise drejtuesit e fugonave te leviznin ne kembe, duke lene mjetet e tyre ne pikat hyrese te Tiranes.

Marshimi në bulevard, veç kërkesave ekonomike edhe ato politike

Protesta e drejtuesve e të furgoneve 8+1 nisi rreth orës 13:00, ku në sheshin “Nënë Tereza” u mblodhën drejtuesit e mjeteve të ardhur nga linjat e Jug-Lindjes së vendit, e nga sheshi “Skënderbej” ata të linjave të jugut e të veriut. Dy grupet u bashkuan përpara selisë së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tyre, disa prej protestuesve kërkuan nga Qeveria takim me një përfaqësi të tyre dhe shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të kthehen bosh.

Por shumica e protestuseve lëshuan dhe mesazhe të forta politike, duke kërkuar dhe rrëzimin e Qeverisë.

Protestës së drejtuesve të automjeteve ju bashkuan dhe të shkarkuarit nga puna, ata që një ditë më parë protestuan përpara Parlamentit.