|

Fuqitë e mëdha po e blejnë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se po vazhdon të ushtrohet presion mbi shtetet afrikane të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, kombinimi i presionit, shantazhit dhe parave, kanë bërë që një numër i shteteve afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën ta ndërrojnë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje.

Ai ka thënë për “Tanjug” se fuqitë e mëdha dhe para të mëdha janë investuar që Kosova të ndahet nga Serbia.

Jeremiq është shprehur i kënaqur që nga 54 anëtaret e Unionit afrikan me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike, vetëm 16 e kanë njohur Kosovën, ndërsa 38 nuk e kanë bërë këtë.

1 përgjigje për “Fuqitë e mëdha po e blejnë pavarësinë e Kosovës”

  1. naim guna says:

    vuk jeremiqi duhet me u rujt, se me e hapur gojen shum mundet me i hy diqka mbrenda ashtuqe mandej eshte i detyruar me e thith .

Komentoni