Freedy E: Njofton vetëvrasjen në Twitter

Freedy E: Njofton vetëvrasjen në Twitter

Freedy E: Njofton vetëvrasjen në TwitterE njoftoi vetëvrasjen e tij ne rrjetin social Twitter, e pas kësaj ka qëlluar veten me armë zjarri. 

Vdekja e raper-it 22 vjeçar Freedy E. ka shokuar komunitetin e hip hop-it, shkruajnë mediet amerikane. Pas disa fjalish te shkurtra, i riu përshëndet prindërit e tij më e pas thotë vetëm “më vjen keq”. Me këtë mbyllet mesazhi i tij përpara vetëvrasjes. 

Freddy E. ishte i njohur sidomos për programin e tij në youtube të titulluar “Jerk TV”. Lajmi vjen vetëm dy jave pasi një tjetër këngëtar i ri i muzikës rap, Capital STEEZ, u vetëvra ndërsa më parë kishte lënë edhe ai disa mesazhe lamtumire po në Twitter.