GilletFrancois Gillet skualifikohet për 3 vjet e 7 muaj

Francois Gillet skualifikohet për 3 vjet e 7 muaj

GilletFrancois Gillet skualifikohet për 3 vjet e 7 muajGrusht i hekurt nga ana e Komisionit të Disiplinës në Federatën e futbollit italian me Jean Francois Gillet në vazhdimin e fazës së dytë të Barit në procesin sportiv të basteve ilegalë.

Portieri i Torinos, që po gjykohet kur ka qënë numri një i portës së Barit është skualifikuar për 3 vjet e 7 muaj. Gillet është akuzuar për dy kombinime rezultatesh në ndeshjet Bari – Treviso të datës 11 Maj 2008 dhe Salernitana – Bari të 23 Majit 2009.

Gjykatësit e këtij komisioni që kanë shqyrtuar në detaje këto cështje kanë vërtetuar implikimin e portierit belg sidomos në takimin kundër Trevisos dhe e kanë ulur vetëm më 5 muaj denimin pasi kërkesa e akuzës ishte një pezullim prej 4 vitesh.

34-vjecari Jean Francois Gillet ishte transferuar nga Belgjika në Itali që në vitin 1999 ku për një sezon luajti me Monzën e më pas u bë portieri i Barit me fanellën e të cilës luajti 317 ndeshje për plot 11 vjet deri në 2011. Më pas u transferua tek Bologna dhe që nga vera e vitit 2012 ishte portieri i Torinos. Hetimet vazhdojnë pasi edhe emra të tjera janë duke u hetuar nga më të spikaturit vazhdon të mbetet kapiteni i Lazios Stefano Mauri.