Franck Ribery nuk stervitet, por do te luaje

Franck Ribery nuk stervitet, por do te luaje

 Franck Ribery nuk stervitet, por do te luajeSkuadra e Bayern ka zhvilluar stervitjen ne ambientet e klubit ne prag te rifillimit te kampionatit. Ne seancen stervitore te zhvilluar dje nuk ka marre pjese francezi Franck Ribery i cili ka munguar per shkak se eshte ftohur.

Trajneri Jupp Heynckes shpreson qe francezi ti bashkohet skuadres ne stervitje diten e sotme. Ribery qe u shpall lojtari me i mire i fazes se pare ne Bundeslige do te jete ne fushe diten e shtune ne perballjen kunder Greuther Furth. 
Probleme per Mainz, Ndaj Freiburg pa Soto e Kirchhoff
Skuadra e Mainz ka probleme per ndeshjen e pare te fazes se dyte kunder Freiburg. Skuadres se Thomas Tuchel do t’i mungojne dy futbolliste te formacionit titullar. Kolumbiani Elkin Soto eshte demtuar ne ndeshjen kunder Borussia Dortmund per turneun ‘Wintercup’ dhe mendohet se dot e mungoje per rreth 2 jave.
Qendermbrojtesi Jan Kirchhoff eshte i skualifikuar per kete takim pasi ne ndeshjen e fundit te fazes se pare ka marre kartonin e peste te verdhe dhe eshte i skualifikuar per ndeshjen e radhes.