Francë, përplaset treni, 7 të vdekur dhe 26 të plagosur

Francë, përplaset treni, 7 të vdekur dhe 26 të plagosur

Francë, përplaset treni, 7 të vdekur dhe 26 të plagosurTë paktën shtatë persona mbetën të vrarë dhe 26 raportohen të plagosur, kur një tren ndërqytetas doli nga shinat pasditen e së Premtes në Bretigny-sur-Orge, pranë Parisit.

Treni ishte nisur nga kryeqyteti i Francës me drejtim qytetin e Limozh-it, në Francën Qëndrore, kur doli nga shinat dhe u përplas në platformën e stacionit

Bretini syr arzh, që ishte duke kaluar.

Aktualisht është e paqartë se çfarë shkaktoi aksidentin e ndodhur rreth orës 17:00, me orën shqiptare, por sipas “Le Parisien” mundësia më e madhe është një gabim njerëzor apo një avari në sistemin e frenimit të trenit.

Mediat franceze raportojnë se shumë pasagjerë ndodhen ende të izoluar në vagonat e përmbysur dhe bilanci i fatkeqësisë nuk është ende i qartë. Sipas deklaratës së presidentit të kompanisë kombëtare të hekurudhave, Guillaume Pepy, në tren ndodheshin rreth 370 persona.

“Së pari të gjithë ne solidarizohemi ndaj viktimave dhe familjeve të personave në bord, dhe shprehim dhimbje të thellë pasi aksidentet hekurudhore janë tronditëse për të gjithë publikun …”, tha Pepy i prekur.

Në vendgjarje ka mbërritur menjëherë pasi është infromuar për tragjedinë Francois Hollande.

Raportime ende të paqarta të “Le Monde”,thonë se kur disa të mbijetuar tentuan të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja, gjeten vdekjen si rrjedhojë e rënies në kontakt me linjat e tensionit të lartë të sistemit të përdorur nga treni elektrik, linja mesa duket të dëmtuara edhe ato nga aksidenti.
Me dhjetëra zjarrëfikëse dhe forca të shpëtimit kanë mbërritur në zonë, për të asistuar të plagosurit.