Franca nisi sulmet ajrore ndaj ISIS në Irak

Franca nisi sulmet ajrore ndaj ISIS në Irak

Franca nisi sulmet ajrore ndaj ISIS në IrakAvionët ushtarakë francezë kanë kryer sulmet e para ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Lajmin e bëri të ditur zyra e presidentit Francois Hollande.Në një deklaratë thuhet se avionët kanë sulmuar depot e logjistikës së ISIS në verilindje të Irakut.

Franca ka kryer më parë disa fluturime për njohjen e terrenit mbi Irak dhe ka ofruar armatim për luftëtarët kurdë.

Presidenti Hollande tha të enjten se sulmet ajrore të Francës do shënjeshtrojnë vetëm pozicionet e xhihadistëve në Irak dhe jo në Siri.

Ai insistoi se nuk do të dërgojë trupa tokësore.

Të premten, zyra e tij tha se avionët Rafale kanë kryer një sulm dhe objektivi është goditur dhe shkatërruar plotësisht.

Hollande bëri me dije se sulmet do të vazhdojnë në ditët e ardhshme.

Ndërkohë avionët ushtarakë amerikanë me pilotë dhe pa pilotë kanë kryer më shumë se 170 sulme ajrore ndaj ISIS në Irak që prej mesit të gushtit.