largea_nukmerrr1348915138

Fotot topless, mbretëria nuk merr masa ndaj The Sun

Familja mbretërore ka vendosur kundër një padie ndaj tabloidit anglez The Sun, që ishte i vetmi dhe mbetet i vetmi mediuam që ka publikuar fotot e zhveshura të princeshës Kate Middleton.

Foto të 27 vjeçares plotësisht lakuriq në pjesën lart të trupit të cilat janë bërë në dhomën e hotelit të Kate Middleton ishin publikuar nga The Sun, duke shkaktuar polemika mbarë botërore.

Pëkudnër faktit se The Sun mbetet mediumi i vetëm që ka publikuar këto fotografi, zyra e Princit Harry ka vendosur që të mos e padisë tabloidin, për shkak të angazhimeve të tij në Afganistan.

Në vend të tabloidit, familja mbretërore është duke u marrë me përndjekjen ligjore të fotografit francez që i bëri fotografitë. Tashmë është bërë një padi penale ndaj fotografit, i cili e furnizoi revistën franceze Closer me fotografitë shokuese.