Forumi i biznesit Shqipëri-Rumani: Shqipëria i ka hapur dyert për investitorët e huaj

Forumi i biznesit Shqipëri-Rumani: Shqipëria i ka hapur dyert për investitorët e huaj

Forumi i biznesit Shqipëri-Rumani: Shqipëria i ka hapur dyert për investitorët e huajMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë Arben Ahmetaj dhe ministri rumun i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, Klimë së Biznesi dhe Turizmit Florin Jianu morën pjesë sot në Forumin e Biznesit Shqipëri –Rumani.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj deklaroi se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë ardhur në rritje gjatë vitit të fundi. E megjithëse volumi i shkëmbimeve tregtare mbetet ende në nivele të ulëta, afërsia dhe potencialet e të dy vendeve janë faktorë të rëndësishëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm.

Në vijim, Ministri Ahmetaj përmendi mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe ftoi sipërmarrjen rumune të bëhet pjesë e projekteve strategjike të investimeve në vend, duke patur parasysh avantazhet që ofron Shqipëria në këtë drejtim dhe nismat që qeveria po ndërmerr në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit.

Ministri rumun gjithashtu ftoi sipërmarrjet e dy vendeve të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave dhe realizimin e projekteve të investimeve në te dy vendet.