Forrester :"Tregtia me celular do te 4-fishohet ne 5 vitet e ardhshme"

Forrester :”Tregtia me celular do te 4-fishohet ne 5 vitet e ardhshme”

Forrester :"Tregtia me celular do te 4-fishohet ne 5 vitet e ardhshme"Tregtia me celular ose sic njihet ndryshe ‘mcommerce’, ka pasur nje ndikim transformativ ne shume biznese, duke perfshire Amazon, eBay dhe shitjet flash si Gilt.

Por per shumicen e kompanive me shitje me pakice, celulari perfaqeson vetem nje hallke te shitjeve totale dhe mesa duket keshtu do te qendroje edhe per gjysem dekade tjeter, sipas Forrester.

Shitjet e mallrave fizike me pakice dhe sherbimet e bera ne smartphone ishin 8 bilion dollare ne SHBA vitin e kaluar, duke llogarotur 3% shitje online dhe me pak se 1% shitje totale me pakice.

Per shumicen e shitjeve ne SHBA, celularet perfaqesojne vetem 1.5% te shitjeve online. Gjate pese viteve te ardhshme, shitjet totale te celulareve priten te rriten me 33% ne vit ne 31 bilion dollare, qe perbejne 9% te shitjeve online ne 2017-en.

Meqenese nje njeri blen permes smartphone nje blerje ne jave, po te tjeret qe kane smartphone a e bejne nje gje te tille? Sipas Forrester, 132 milion amerikane qe kane internet ne smartphone, vetem nje e katerta blen permes pajisjeve duke u bazuar ne vitin qe kaloi.

Hulumtimi fajeson normat e uleta te transaksionit per shitesit, qe e ka bere me te veshtire per konsumatoret kerkimin dhe pagesen ne smartphone, apo veshtiresine qe konsumatoret duhet te blejne aplikacione apostafat per blerje online.

Edhe pse Forrester nuk e permendi, duhet te pyesim nese smartphonat vete jane fajtore. Edhe pse kane funksione zmadhimi, ekranet e smartphonave kane madhesi qe e bejne te veshtire shqyrtimin e produkteve nga afer, sidomos ne kategorine e veshjeve.