diego floran

Forlan: Nuk kam ofertë nga Interi

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ofertë nga Interi.

Që pas transferimit të Radamel Falcaos, është spekuluar se Forlan do ta braktisë klubin spanjoll, ndërsa skuadra të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, në mes tyre edhe Nerazzurrët.

Mirëpo, uruguaiani ka deklaruar se nuk ka informata në lidhje me ndonjë ofertë nga Interi dhe se nuk është edhe aq i interesuar që të largohet nga Atletico.

“Nuk kam asnjë ofertë nga Interi. Unë kam edhe dy vite në kontratën time dhe nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Qëllimi im është të qëndroj këtu dhe ta përfundoj kontratën, por është vështirë të thuhet nëse kjo do të ndodhë”, ka thënë Forlan për AS.