FMN sheh rreziqe të reja

FMN sheh rreziqe të reja

FMN sheh rreziqe të rejaFMN korrigjon parashikimet e saj për poshtë. Rritja është më pothuajse kudo e dobët se parashikimet e kohëve të fundit. Në eurozonë ka përparime në kostot relative, aftësinë konkuruese dhe eksportet.

Shefi i FMN-së Olivier Blanchard paraqiti të martën (09.07.2013) në Uashington shifra jo të mira. “Rritja është më pothuajse kudo e dobët se parashikimet e kohëve të fundit”, tha Blanchard.
Kështu, rritja globale këtë vit do të jetë vetëm mbi tre përqind nga viti i kaluar. FMN e ka korrigjuar parashikimin e saj të pranverës për poshtë.

Ekonomistët e FMN parashikonin një rritje me 3.3 për qind.
Sipas Blanchard tri arsye janë përgjegjës për këtë prirje. Së pari, zvogëlimi i rritjes ekonomike në vendet në zhvillim. Përveç kësaj, recesioni i zonës së euros dhe mosrritja sipas parashikimeve e ekonomisë në SHBA gjë që lidhet me kursin e kursimeve.
Paralajmërim për zonën e euros

Olivier Blanchard
Në eurozonë ka përparime në kostot relative, aftësinë konkuruese dhe eksportet. “Por kjo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar kërkesën e dobët të tregut të brendshëm”, tha Blanchard. Prandaj, FMN-ja i uli prognozat e saj për zonën e euros duke parashikuar një rënie të prodhimit ekonomik të këtij viti prej 0.6 për qind. Në prill ishte parashikuar një rënie prej 0.4 për qind. Të hënën, FMN-ja i paralajmëroi vendet e zonës së euros të bëjë më shumë përpjekje për të stimuluar ekonominë.

Kina në dilemë
Vendet që eksportojnë lëndë të para pritet të kenë rënie të devizave për shkak të rënies së kërkesës për lëndë të para dhe uljes së çmimeve për to. Shqetësim të veçantë përbën Kina. Sipas FMNs-ë vendi është në një dilemë, sepse kreditë e lira që jepnin bankat e investimeve e kanë mbajtur artificialisht lart normat e larta kur filloi kriza. Sipas vlerësimeve të FMN-së në Kinë do të ketë rritje me 7.8 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm me rreth 7.7 për qind, kjo është 0.3 dhe 0.6 pikë përqindjeje më pak se sa ishte parashikuar në pranverë.