FMN kërkon nga Shqipëria uljen e kredive të këqija

FMN kërkon nga Shqipëria uljen e kredive të këqija

FMN kërkon nga Shqipëria uljen e kredive të këqijaFondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka vënë theksin te rëndësia që qeveria e Shqipërisë duhet t’i kushtojë uljes së kredive të këqija dhe nga ana tjetër, ka kërkuar që të paguhen faturat ndaj bizneseve që kanë kryer punët publike.

“Në veçanti përfaqësuesit e FMN-së inkurajuan autoritetet që të marrin masa konkrete kundër rritjes së kredive të këqija në banka, duke përfshirë këtu edhe pagesën e faturave të papaguara të qeverisë ndaj kompanive, si dhe të përmirësohet ekzekutimi i kolateralit”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kjo thirrje vjen në kohën kur niveli i kredive të këqija arriti 22.7 për qind në muajin tetor.