“Fluturojne’ tarifat e sigurimeve te makinave, nga dje 210 mije leke

“Fluturojne’ tarifat e sigurimeve te makinave, nga dje 210 mije leke

“Fluturojne’ tarifat e sigurimeve te makinave, nga dje 210 mije lekePer shume qytetare mbajtja e nje makine ne perdorim po veshtiresohet.

Pas rritjes se çmimeve te karburantit, dje kompanite e sigurimeve ne unison kane rritur primet e sigurimit per automjetet kater plus nje, ne 21 mije leke te reja, nga 14.7 mije qe ishte kjo tarife deri nje dite me pare.

Mbremjen e se henes agjentet jane njoftuar nga kompanite per ndryshimin e tarifave.

Kompanite
Kane qene te shumte dje qytetaret qe jane drejtuar ne sportelet e agjenteve te sigurimeve dhe jane shtangur para tarifes 21 mije leke, e cila ofrohet per here te pare. Shume prej tyre kane preferuar te terhiqen ne pritje te ndonje ndryshimi.

Agjentet ne rrugen “Gjergj Fishta” pohuan se ndryshimet e shpeshta te çmimeve dhe te pakontrolluara vijne per shkak te nje situate monopol ne treg dhe moskontrollimit te tregut nga autoritetet mbikeqyrese. Te njejtat çmime po aplikon edhe kompania shteterore e sigurimeve INSIG. Agjentet pohuan se tarifat e siguracionit u rriten ne keto nivele, per shkak se tregu adoptoi me sukses tarifen prej 14.7 mije lekeshe qe u aplikua ne tre muajt e fundit.

Por precedentet kane treguar se kur tarifat rriten me ritme kaq te shpejta, bien po me keto ritme. Ne muajt e pare marreveshja gjen zbatim te gjere ne te gjithe vendin, por me pas kompanite e vogla te sigurimeve ne ndjekje te klienteles nisin te mos respektojne marreveshjen, duke ofruar çmime me te uleta. Keto levizje aplikohen ne kushtet e nje oligopoli te paster, ku kompanite e sigurimeve jane gjobitur per marreveshjet nga Autoriteti i Konkurrences.

Sipas ligjit aktual ne fuqi, tarifat e sigurimit te automjeteve jane te liberalizuara. Çdo kompani duhet te ofroje tarifat ne proporcion me tregun qe ka, çka do te thote se çmimi nuk duhet te jete i njejte per te gjitha kompanite. Nga ana tjeter, tregu i sigurimeve nuk arriti te funksiononte ne kete menyre per shkak te konkurrences se madhe, mungeses se mjeteve te kontrollit dhe informalitetit te larte.

Duke ofruar çmime siguracioni deri edhe ne 50 mije leke, tregu i sigurimeve jo vetem mbeti ne vend, por nuk po arrin te jete i ndershem me klientet, te cilet duan çmime te uleta ne momentin e pageses se siguracionit dhe vlera te larta kompensimi ne rast aksidenti. Qindra qytetare kane humbur jeten ne aksidentet rrugore dhe te tjere jane te paafte fizikisht dhe vazhdojne te enden ne dyert e kompanive te sigurimeve per te marre demshperblimet, te cilat ne te shumten e rasteve nuk ofrohen.

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare
Kompanite duhet te rrisin tarifat e sigurimit te automjeteve, ne menyre qe te mund te perballojne koston e demeve te krijuara nga aksidentet jane shprehur drejtuesit e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare ne nje takim me drejtuesit e kompanive.

Nisur nga gjendja aktuale, tarifat e zbatuara vleresohen se jane ne nivele relativisht te uleta, nese krahasohen me vleresimin e riskut per produktin. Mirepo, çdo çmim qe ofrohet e ka nje kosto dhe kjo duhet te jete edhe per sigurimin e automjeteve. Numri i aksidenteve ne vendin tone eshte shume i larte krahasuar edhe me rajonin, por nuk duhet te pengoje Autoritetin Mbikeqyres te kontrolloje tregun me qellim qe tarifat te kene nje logjike me koston.

Por ne te gjithe kete katrahure ata qe e pesojne jane qytetaret. Rritja e çmimit te karburantit dhe rritja e tarifave te sigurimit kane krijuar veshtiresi te reja kete vit. Por te tilla situata me shume se zgjidhin problemin, behen shkak per nxitje te informalitetit ne treg.

Ne veren e vitit qe shkoi, nje prim sigurimi shitej me 45 mije leke. Ne tre muajt e fundit çmimi shkoi ne 14.7 mije leke dhe qe nga dje, çmimi arriti ne 210 mije leke. Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, tregu i sigurimeve e ka mbyllur vitin 2013 ne renie.

Te ardhurat nga primet e sigurimit pesuan renie me 4.6%, krahasuar me nje vit me pare. Gjithashtu, Shqiperia ka tregun e sigurimeve me te vogel ne te gjithe Europen. Per vitin 2012, primet e sigurimit ne Shqiperi ishin me pak se 22 euro per fryme, kundrejt primit mesatar te sigurimit per fryme ne Bashkimin Europian, qe eshte 1860 euro ne vit.
/MAPO/