Flora Brovina: Seanca para 28 nëntorit

Flora Brovina: Seanca para 28 nëntorit

Flora Brovina: Seanca para 28 nëntoritKoalicioni PDK- LDK shumë shpejt do të udhëzojë kryesuesen e seancës konstituive Flora Brovina për thirrjen e seancës.

Fillimisht seanca kishte mbetur peng i marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike, mirëpo edhe tani kur është arritur marrëveshja, seanca ka mbetur peng i grupeve punuese nga të dy partitë të cilat janë duke e harmonizuar programin qeverisës dhe ndarjen e dikastereve.

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, mos thirrjen e seancës e arsyeton me faktin se grupet punuese janë duke punuar. Ajo pret që sapo të dihet se kush do të jetë kandidati për ketë post do ta thërrasë seancën.

”Sa të mbarojnë grupet punuese punën e tyre do të thirret seanca dhe do të konstituohet Kuvendi. Shumë shpejt ndodhi marrëveshja dhe tani po presim të dimë se kush është kryetari dhe do ta votojmë.

Të gjithë jemi gati dhe kur të merret vendimi nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike do të thirret seanca. Unë besoj që grupet punuese do të mbarojnë punën shpejt dhe nuk kemi çka me pritë më shumë”, ka thënë Brovina, në një prononcim për gazetën Tribuna…/Tribuna/