troy-polamalu-hair-490x325

Flokët që vlejnë 1 milion dollarë

Një markë e njohur shampoje ka siguruar flokët e një lojtari të futbollit amerikan për 1 milion dollarë.

Bëhet fjalë për kaçurrelat e dendura të Troy Polamalu, 29-vjeçar, lojtar i skuadrës Pittsburgh Steelers.

Në vigjilje të fillimit të sezonit të ri të NFL, kompania ka dashur të marrë si simbol pikërisht formën e çuditshme të flokëve të tij, transmeton NOA.

Një milion dollarë ishte shuma, e cila siguroi Troy nga kompania e shampos. Kaçurrelat e tij janë tepër të rëndësishme për kompaninë dhe seancat stërvitore janë konsideruar si të rrezikshme për lojtarin në fjalë.

Siç është bërë e ditur,  Polamalu ka rreth 10 vite që nuk i ka prerë flokët e tij.