Flaka Krelani

Flaka në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Emi Abdylin

Flaka Krelani këto ditë është e angazhuar për krijime të reja muzikore dhe së shpejti do të vijë me një bashkëpunim “trio” për këtë sezon.

“Jam duke përgatitur këngën më të re, të cilën jam duke e punuar në bashkëpunim me reperin Mc Kresha dhe me këngëtaren Emi Abdyli. Është një këngë mjaft e mirë, e cila besoj do të pritet mirë e pëlqehet nga publiku ynë. Jemi duke punuar me përkushtim të madh, që të tre, në mënyrë që gjithçka të shkoj mbarë”, ka thënë këngëtarja për “Infopress”.

Flaka ka shtuar edhe se është tepër e angazhuar me mbrëmjet muzikore ‘live’.

“Përveç angazhimit rreth kësaj kënge, ditët aktuale jam duke kënduar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Kam angazhime të ndryshme muzikore. Kam angazhime të shumta pothuajse në të gjitha qytezat e Kosovë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja kosovare ka zbuluar se pavarësisht angazhimeve, ajo ka gjetur kohë edhe për të pushuat dhe ka zgjedhur Ulqinin, pasi ky vend për të është si ‘shtëpi e dytë’.

“Për pushime verore isha në Ulqin bashkë e shoqërinë time. Zgjodha Ulqinin sepse jam rritur në atë vend dhe jam shumë e lidhur me qytetarët e Ulqinit”, ka pohuar Flaka.