Fituesit e FA CUP

Fituesit e FA CUP

Fituesit e FA CUPManchester United ka shënuar fitore të ngushtë prej 1-0 kundër West Ham United për të kaluar tutje në raundin e 4 të FA CUP.

MANU erdhi herët në epërsi me golin e Wayne Rooney në minutën e 9 të takimit, gol ky që doli të jetë goli i vetëm i Manchesterit në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte një pjesë e baraspeshuar por edhe me raste të shumta por asnjë prej tyre nuk u konkretizua me sukses.Rooney pati mundësi që ta dyfishoi epërsinë në minutën e 78 të takimit por e humbi një penallti duke e hudhur topin lart mbi publik.

Arsenal ka fituar më vështirësi ndeshjen e kthimit me Swansea e cila i rezistoi sulmeve të Arsenalit deri në minutën e 86-të të takimit, deri atëherë kur Jack Wilshere shënoi një gol të bukur nga 17 metra.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar me Swansea që pati dy raste të mira shënimi por edhe Arsenal pati rastet e veta.
Pjesa e dytë ishte me plot raste shënimi por goli erdhi pas më shumë 20 tentimeve dhe pritjeve fenomenale që bëri portieri i Swensea-s.

Kështu Arsenal kualifikohet me mund në raundin e 4 të FA Cup, pra mbetet në kërkim të një turneu pasi që ka afër tetë vite që nuk e ka shijuar asnjë të këtillë.