Fituesi Ferguson: Ishim fantastike

Fituesi Ferguson: Ishim fantastike

Fituesi Ferguson: Ishim fantastikeTrajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, eshte shprehur i kenaqur me fitoren ne derbin e te dieles kunder Liverpool qe perfundoi me rezultat 2-1 ne te mire te Djajve te Kuq.

“Do ta kisha pranuar kete rezultat edhe para ndeshjes. Paraqitja gjate pjeses se pare dhe deri sa e shenuam golin e dyte, ishte thjeshte fantastike. Ishte paraqitje e mire ne pergjithesi sic kemi luajtur qe nje kohe te gjate dhe duhej te ishim tre apo kater gola ne epersi, por kur ata shenuan nje gol, u inspiruan prej tij.

Tifozet e tyre u ndezen pasi ata shenuan dhe pastaj u be veshtire per ne. Thjesht jam i lumtur qe e fituam ndeshjen. Ndonjehere ekzistojne dite kur ne duhet te mbrohemi. Sot ishte nje dite e tille”, ka thene Sir Alex.

Liverpool, Rodgers krenar me ekipin e tij
Trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers, eshte shprehur i kenaqur me menyren se si ekipi i tij luftoi per t’u kthyer ne loje, ne derbin e humbur kunder Manchester United me rezultat 2-1. “Jam krenar me ekipin tim. Mendoj se ne pjesen e pare ishim pak te ngutshem dhe beme gabime ne pasime, duke iu ofruar raste shenimi United. Ne pjesen e dyte, kur rezultati u be 2-0, cdokush do te ishte dorezuar, por lojtaret e mi luftuan shume per t’u kthyer ne loje dhe mendoj se ne pjesen e dyte ndoshta e merituam nje pike nga loja. Asnjehere nuk eshte e lehte kur keni ne ekip lojtare qe po debutojne ne Old Trafford dhe po te shikonit ekipin e United do te shihnit se ata kane shume lojtare me eksperience te madhe”, ka thene Rodgers per SkySports.
Sulmuesi Welbeck: RVP, lojtar i nje tjeter klasi
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Danny Welbeck, mendon se ekipi i tij luajti shume mire ne fitoren prej 2-1 kunder Liverpoolit dhe ka thene se skuadra eshte me fat qe e ka Robin van Persien. “Robin eshte lojtar i nje klasi tjeter dhe ai ben gjera qe te tjeret nuk munden t’i bejne. Jemi me fat qe ai eshte ne anen tone, ndersa ai i deshmoi vlerat e tij sot (e diel) me golin qe shenoi. Liverpooli eshte rival i vjeter dhe ne duhet t’i marrim tri pike ne cdo ndeshje. Ky ishte synimi jone per sot dhe fatmiresisht ia arritem. Ne perpiluam nje plan te lojes per sot dhe mendoj se funksionoi shume mire. Ishte paraqitje e mire ekipore dhe mendoj se luajtem shume mire”, ka thene Welbeck per SkySports.