Microsoft-logo_0

Fitime rekorde në Microsoft

Në tremujorin e kaluar Microsoft ka pasur të hyra të përgjithshme prej 16.20 miliardë dollarësh dhe shitje të mira të Windows 7 e Office 2010.

Microsoft raporton për fitime rekorde në tremujorin e kaluar, i cili ka përfunduar më 30 shtator të këtij viti. Tremujori i përmendur fiskal llogaritet si i pari për vitin fiskal 2011, e në të ka pasur gjithsej 16.20 miliardë dollarë, respektivisht 25 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, fitimi neto 5. 41 miliardë dollarë, është rritje prej 51 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në mesin e më meritorëve për financa të shkëlqyera janë shitja e Office 2010, përditësimet më të mëdha të përdoruesve afariste me kompjuterë të ri të vënë në funksion me Windows 7 dhe rritja prej 38 për qind e shitjes së konzolës së lojërave Xbox 360.

Suksesit financiar i ka kontribuar edhe pjesëmarrja çdo ditë e më e madhe e makinës së kërkimit Bing dhe fuqizimi i partneritetit me Yahoo.