Financat përgënjeshtrojnë Sali Berishën

Financat përgënjeshtrojnë Sali Berishën

Financat përgënjeshtrojnë Sali BerishënNjë ditë më parë kur miratoi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve Kryeministri tha se ato nuk po financohen me borxh.”Në qoftë se më parë, rrogëtarët paguheshin duke marrë borxh, gjatë këtyre viteve, ata janë paguar me të ardhurat buxhetore”, pati deklaruar Berisha.

Që nga viti 2000, asnjëherë pagat dhe pensionet nuk janë financuar me borxh. Gjithe fatura sociale dhe shpenzimet e personelit përbëjnë vetëm 46 për qind të shpenzimeve totale të buxhetit.

Nëse Qeveria nuk do të mblidhte dot as kaq të ardhura vendi do të ishte i falimentuar. Por pagat dhe pensionet nuk janë zëri i vetëm i shpenzimeve publike. Qeveria paguan edhe për interesat e borxhit, ndihmën ekonomike, investimet dhe mirëmbajtjen e aseteve publike. Këtu llogaritë ndryshojnë.

Sa herë që ndaj Kryeministrit ka patur kritika se po shthur financat e vendit duke rritur borxhin, ai ka përdorur gjithmonë këtë argument për t’u mbrojtur: “Ne nuk kemi marrë nga 2005 gjer sot, qoftë edhe një qindarkë të vetme borxh për shpenzime të tjera, përveç investimit”.

Por ky argument tani ka rënë. Në gjashtë muajt e parë të vitit deficiti ishte 51 miliardë lekë, ndërsa investimet vetëm 41 miliardë. Kjo do të thotë se borxhi nuk po merret vetëm për investime, por edhe për të paguar shpenzimet e tjera, pavarësisht se një pjesë e deficitit është mbuluar me të ardhura nga privatizimi. Së dyti ka dhe një tjetër tregues që deshmon se si Qeveria po i menaxhon financat. Deficiti primar, diferenca mes shpenzimeve të vitit korrent, pra që përjashton interesat dhe të ardhurave të mbledhura në buxhet. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, Qeveria ka lënë një deficit primar gati 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm. Kjo do të thotë se Shqipëria po rrit malin e borxhit dhe tani jo më për investime që sjellin zhvillim. Nëse ky borxh përdoret për rroga, pensione, shpenzime mirëmbajtje apo për të shlyer borxhin e vjeter kjo nuk ndryshon gjë. /tch/