66355750_small

Finalja e LK për vitin 2014 mbahet në Benfica

UEFA ka bërë të ditur se stadiumi i Benficas, Estadio da Luz, do të jetë arena e finales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2013/2014.

I inauguruar në vitin 2003, stadiumi që ka kapacitet prej 65.640 ulësesh do të jetë nikoqir i një finaleje të madhe për herë të parë pas asaj të Kampionatit Evropian të vitit 2004.

Estadio da Luz do ta pasojë stadiumin Wembley, në të cilin do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2013. Këtë edicion finalja zhvillohet në Allianz Arena në Munih.