Filmi për burrneshat shqiptare në Berlin

Filmi për burrneshat shqiptare në Berlin

Filmi për burrneshat shqiptare në BerlinFilmi “Virgjëreshë e Betuar”, i cili tregon historinë e një burrneshe shqiptare që jeton në bjeshkët e nëmura, shikohet si një ndër konkurrentët kryesorë për fitimin e çmimit Ariu I Artë në festivalin e filmit në Berlin.

Në bjeshkët e nëmura përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, gratë për t’u shpëtuar roleve të tyre tradicionale, ose duhet të ikin ose të bëjnë betimin e virgjërisë së përjetshme, duke pasur të drejtën për të jetuar si një burrë. Regjisorja Italiane e filmit, “Burneshat ”, Laura Bispuri, e përshkruan këtë përmes dy grave të rritura si motra në një fshat te bjeshkeve, të cilat ekspozojnë një fenomen pak të njohur të kulturës rurale shqiptare.

Filmi është i bazuar në novelën me të njëjtin emër, me autore Elvira Dones. Ai konkuroi dje ne festivalin e filmit në Berlin dhe eshte nje nga kandidatet për të fituar çmimin Ariu i Artë. Fenomeni i burrneshave është i rrënjosur në realitetin e gjithe koherave – “virgjëreshat e betuara”, kanë ekzistuar për rreth 200 vjet dhe rreth 100 burrnesha ende jetojnë në malet kufitare sot, shkruan rojters në lidhje me këtë fenomen.

Filmi fokusohet në jetën e Hanës, një vajzë kokëfortë e cila dëshiron të mbajë një armë, të rrezohet nga pemët dhe të vrapojë e lirë, qe interpretohet nga aktoria italiane, Alba Rohrëacher. Ajo ka fituar çmimin si aktoria më e mirë vitin e kaluar në festivalin e filmit ne Venecia, për rolin e saj në filmin, “Zemrat e Uritura”, sjell një prezencë të fuqishme në rolin e Hanës apo dhe MArkut, djalit ne te cilin shnderrohet vajza .

Reuters shkruan se Alba Rohrëacher mësoi shqip për rolin, si dhe vishte rrobat e Markut edhe jashtë rolit per shkak te lidhjes se ngushte me te. Ndersa regjisorja italiane e filmit shprehet se është e dashuruar me Shqipërinë