Filmi ‘Blue Is the Warmest Colour’, nderohet me çmimin e parë

Filmi ‘Blue Is the Warmest Colour’, nderohet me çmimin e parë

Filmi ‘Blue Is the Warmest Colour’, nderohet me çmimin e parëMbrëmë janë ndarë çmimet për filmat më të mirë pjesëmarrës në festivalin prestigjioz të filmit ‘Cannes Film Festival’ i cili ka zgjatur për më shumë se një javë, duke prezantuar disa nga filmat më të suksesshëm.

Në garë kanë qenë emra të njohur të kinematografisë botërore ndërkaq, juria e përbërë nga, Steven Spielberg dhe Nicole Kidman, ka përzgjedhur edhe fituesit e edicionit të sivjetmë të festivalit.

Çmimi kryesor i është ndarë filmit, ‘Blue Is the Warmest Colour’ një film që zgjat tre orë e që pasqyron një aferë dashurie në mes të dy lezbikeve.

Veç tematikës, filmi është përfolur shumë edhe për skenat erotike në mes të këtyre dy femrave, të luajtura nga aktoret, Lea Seydoux dhe Adele Exarchopoulos. Kjo skenë zgjat 12 minuta dhe i lë shumë pak vend imagjinatës.

‘Blue’, është një nga filmat më sensacional që ka fituar çmimin e parë në historinë e festivalit të Kanit.

Ky film, regjisor i të cilit është Abdellatif Kechiche ka tërhequr vëmendje jo vetëm për skenat seksuale por edhe për performancat e mrekullueshme të të dyja aktoreve.

Seydoux luan Emma-n, një studente e arteve figurative dhe një piktore me flokë blu e cila njoftohet me një studente 17 vjeçare, rolin e së cilës e luan aktorja Exarchopoulos.

Megjithatë, ky film duket se do të përballet edhe me censurë në disa shtete për shkak të skenave erotike që përmban.

Lista e plotë e fituesve:

– Grand Prix (Runner-up) – “Inside Llewyn Davis” by Ethan and Joel Coen (U.S.)
– Jury Prize (Third Prize) – “Soshite Chichi Ni Naru” (Like Father, Like Son) by Kore-Eda Hirokazu (Japan)
– Camera d’Or (Debut Film) – “Ilo Ilo” by Anthony Chen (Singapore)
– Best Director – “Heli” by Amat Escalante (Mexico)
– Best Screenplay – “Tian Zhu Ding” (A Touch of Sin) by Jia Zhangke (China)
– Best Actress – Berenice Bejo in “Le Passe” (The Past) (France)
– Best Actor – Bruce Dern in “Nebraska” (U.S.)
– Short Film – “Safe” by Moon Byoung-Gon (South Korea)