Filmi "Avatar" arrin në 1.3 miliardë dollarë

Filmi “Avatar” arrin në 1.3 miliardë dollarë

Filmi “Avatar” vazhdon të kryesojë majat për të katërtën fundjavë rrjesht. Filmi i regjisorit të njohur James Cameroun arriti të përfitojë nga shitjet në fundjavë 191.5 milionë dollarë.


Në shkallë të përgjithshme globale të shitjeve filmi ka kapur vlerën e 1.3 miliardë dollarëve. Përfitimet nga shitja e filmit në Amerikën e Veriut kanë kapur vlerën e 429 milionë dollarëve në total.

I cilesuar filmi i vitit, historia fantastiko-shkencore e “Avatar”, ka grumbulluat më shumë se një miliardë dollarë pas vetëm 17 ditësh shfaqjeje, duke thyer njëherit rekord përfitimesh.

Vetëm në SHBA, ky film për 17 ditë ka grumbulluar 352.1 milionë dollarë, ndërsa nëpër botë ka arketuar 670 milionë dollarë.

Cameron provon edhe njehere se eshte nje regjisor i veprave te medha pas filmave rekordberes si Terminator apo Titanic (filmi me arketimet me te medha ne te gjithe boten).

Gjithashtu filmi tjetër në Amerikën e Veriut “Sherlock Holmes”, arriti të qëndronte për të tretën javë në vendin e dytë.

Filmi gjatë fundjavës arriti të përfitojë 16.6 milionë dollarë. Ndërkohë në pozicionin e tretë u rendit filmi “Alvin and the Chipmunks: The Squeakquel”.