Fillojnë punimet në “NEWBORN”

Fillojnë punimet në “NEWBORN”

Fillojnë punimet në “NEWBORN”Që prej mëngjesit të sotëm kanë nisur punën për ngjyrosjen në obeliskun e “NEWBORN”-it që gjendet para Pallatit të Rinisë.

Ndërkaq, ndryshe prej viteve të kaluara, kësaj radhe “NEWBORN” do të ngjyroset me pamjen të uniformave ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO).

Sipas, Fisnik Ismailit Ideatori i obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, çdo shkronjë do ti ketë larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.

Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që “NEWBORN” të jetojë.

Qysh sot kanë filluar me përgatitjen e monumentit dhe gjatë ditëve në vijim do ta ngjyrosin sërish me ndihmën e qytetarëve, pa i krijuar asnjëherë shpenzime parasë së tatimpaguesit.