Filloi gjykimi ndaj Bujar Bukoshit,Ilir Tolajt...

Filloi gjykimi ndaj Bujar Bukoshit,Ilir Tolajt…

Filloi gjykimi ndaj Bujar Bukoshit,Ilir Tolajt...Ka filluar sot gjykimi ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me ish-sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Toljan, si dhe me tetë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Të gjithë akuzohen për korrupsion, ndërsa aktakuza është lexuar sot në Gjykatë.

Të gjithë ata akuzohen për vepra korrupsioni.

Bukoshi dhe të akuzuarit tjerë vazhdojnë të jenë në liri, përveç ish-sekretarit Tolaj, i cili është arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar dhe vazhdon të mbahet në paraburgim. Ish zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi akuzohet se në kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, në mënyrë të paligjshme ka ndikuar që kompanive “Jona Med”, “Sonte Pharm” dhe “Yess Pharm” të mos iu vazhdohen kontratat, përkatësisht të mos iu jepen tenderë, transmetojnë medie.

Ish-sekretari permanent Ilir Tolaj dhe zyrtarët e tjerë, ndërkaq akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Një akuzë shtesë ndërkaq, rëndon mbi Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj. Ata akuzohen edhe për veprën penale të kërkimit të ryshfetit apo përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim të provave.