|

Fieraku me kancer shërohet nga helmi i akrepit

Një 90-vjeçar myzeqar vazhdon të jetojë edhe pse sipas mjekëve duhet të kishte ndërruar jetë disa muaj më parë, pasi ai vendosi të kuronte vetë një tumor të avancuar me një mjekim popullor.

Historia e rrallë e Halit Brahos, banor i fshatit të Roskovecit, u soll në ekranin e Top Channel gjatë emisionit të pasdites.
Pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, jeta e Brahos mori një tatëpjetë.

“Unë kisha pasur edhe më parë probleme me prostatën dhe në moshën time kjo nuk është e pazakontë. Megjithatë, pas vdekjes së gruas problemet u rënduan shumë dhe u bllokova komplet.

Shkova dhe bëra një operacion në spitalin e Fierit, ku qëndrova 17 ditë. Kur më nxorën, ende kisha probleme.
Pas dy ditësh në shtëpi më rifilluan krizat.

Plaga nuk ishte mbyllur dhe gjithashtu isha infektuar. Megjithatë, kur i njëjti mjek më vizitoi sërish, pa se kisha probleme në mushkëri dhe më këshilloi që të shkoja në Tiranë”.

Një analizë më e specializuar në Tiranë tregoi se Braho vuante nga një formë e avancuar e kancerit në prostatë, i cili kishte lëshuar metastaza edhe në mushkëri.

Mjekët i bënë të qartë të birit se 90-vjeçari mund të jetonte e shumta edhe 4 muaj, ndërsa i dhanë si të vetmen kurë morfinën, për të shëruar dhembjet e papërballueshme.

“Fillova të pija morfinë gjithmonë e më shpesh, ndërsa ditë pas dite dhembjet vetëm sa shtoheshin. E gjithë kjo u bë e padurueshme, ndihesha shumë keq dhe e dija që po vdisja”, dëshmon Haliti.

“Arrita deri atje sa të pija tetë morfina në ditë që të qetësohesha, aq më ikte fare shikimi, por nuk më bënin asnjë derman. Kështu që mendova të vrisja veten.

Djali mban një helm për mistrin në shtëpi. Unë shkova, e mora, e piva të gjithë, por prapë nuk më bëri efekt dhe nuk vdiqa”.

Tentativa e 90-vjeçarit për t’u vetëvrarë alarmoi të gjithë të afërmit, të cilët e vendosën nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Në këtë situatë të dëshpëruar, Brahos iu kujtua një mjekim i vjetër popullor, për të cilin kishte dëgjuar të flitej nga stërgjyshërit.

”Në ato kohë të vjetra përdorin si ilaç helmin e akrepit. Në disa raste, kjo kurë është e rrezikshme dhe ka sjellë vdekjen e atyre që e kanë përdorur, sepse janë helmuar, por unë nuk kisha çfarë të humbja. Gjeta një akrep dhe e futa në një shishe të boshatisur.

Atë e mbusha pastaj me vaj ulliri. Është e rëndësishme që akrepi të mos vritet, por të futet i gjallë në shishe. Normalisht, përpara se kura të përdoret duhet të kalojnë 40 ditë, por unë e përdora pas një jave. Mora një pendë dhe leva trupin, sidomos pjesët ku kisha më shumë dhembje”, tregon Braho.

Rezultati ishte çudibërës. Që të nesërmen e asaj dite, i moshuari hoqi dorë nga morfinat, të cilat u bënë të panevojshme, pasi dhembjet u ndërprenë.

Që prej asaj dite kanë kaluar tetë muaj, katër më shumë nga sa kishin parashikuar mjekët se Haliti mund të jetonte maksimalisht.

Edhe më e çuditshme, ndërsa ditët kalojnë, ai ndihet gjithmonë e më i fuqishëm, oreksi i është rikthyer dhe përmirësimet janë të dukshme.

Djali i tij thotë se “ndonjëherë Zoti bën mrekulli”, por me sa duket, pas këtij shërimi nuk qëndron dora hyjnore, por një mjekim i thjeshtë popullor i përdorur në kohët e vjetra.

Në të vërtetë, kjo praktikë e helmit të akrepit nuk është e njohur vetëm në Shqipëri. Prej vitit 1995, Kuba e njeh si kurë zyrtare helmin e akrepit blu ndaj çdo lloj kanceri dhe rreth 80 000 njerëz pretendojnë se janë shëruar pa nevojën e operacioneve apo mjekimeve të tjera.

15 përgjigje për “Fieraku me kancer shërohet nga helmi i akrepit”

  1. rita says:

    po tna tregoni ku ta gjejm ket akrep ? ju lutem diqka ma shum se populli ka nevoj per sherim.

  2. dardan says:

    eshte knaqsi te shohesh nje njeri i sheruar nga kanceri por edhe mamaja ime po e perdor ate helem te uroj suksese te mbara me nderin time qe jam 11-vjeqar te uroj jete te gjte

  3. arjeta says:

    ësht nje lajm shum i mir qe ësht gjetur nje ilaq per ta sheruar kancerin?

  4. erges dule says:

    a mund te me thoni sa here eshte e nevojshme te lyhet me ket ilac?

  5. altin says:

    mund te me thoni emrin e akrepit apo nuk ka rendesi. ju lutem sa me shpejt te jet e mundur. flm per mirkuptimin.

  6. pershendetje says:

    mrekulli per plakun nga fieri suksese ne jeten e tij po nese ka mundesi me u taku me plakun kishte qen shum mir tna tregoj at lloj akrepi e si te perdoret ky ilaq ma saksisht kishte me qen shum mir ju faleminderit

  7. Naim says:

    Ju lutem na tregoni se ku mundeme ta gjejm ilaqin nga akrepi

  8. kadri says:

    ju lutem a mund te me tregoni se qfar lloj akrepi kini perdor dhe se ku mund ta gjej?dhe si perdoret flm per mirekuptim pres pergjigjen tuaj

  9. linda says:

    ju lutem urgjentisht a mund te me tregoni ku mundem ta gjej kete lloj akrrepi

  10. murat says:

    ju lutem na tregoni ku mund ta gjejm

  11. sabri says:

    ku mund ta xhej ket ilaq apo ket lloj akrepi.

  12. amarildo says:

    Ju lutem a mund te me tregoni amund te perdoret per semundj te tjera si per shembull:gjendrat teroide te zorres te trashe ,per retinen e syrit, per artrit,per anemi ,per paralizat.

  13. Fehmi nga Kosova says:

    ju lutemi a ka mundesi adresen e plakut ose ku mundem ta gjeje kete ilaç, mundesisht me pergjigjeni sa me shpejt eshte urgjente, ju faliminderit per mirekuptim. pres pergjigjien tuaj.

  14. APOLONIA says:

    Ky lloj mjekimi eshte perdorur nga te vjjetrit kohe me par
    te tilla histori si te ketij zoteris une i kam degjuar qe i vogel ne zonen e myzeqes kryesisht ne fshatrat e Fierit ilaci me helm mund te pergatitet dhe me helmin e neperkes (gjarper)
    duhet te kini kujdes me helmin pasi ilaci me helm akrepi apo neperke nuk duhet te konsumohet nga goja pervecse kur pregatitet nga mjek laburant
    ne kurat popullore eshte perdorur lyerja perzierje e helmit me alkol ose perzierje ne vaj ulliri

  15. agim osmanaj says:

    un agim osmanaj nga qyteti gjakoves desha te informohem nese ka mundesi qe nte di menyren epergaditjes se ketij ilaqit ju faliminderit shum +37745605014 flm

Komentoni