Fiat Bravo Bianco

Fiat Bravo në edicionin special Bianco

Çka është edicioni Bianco? Bëhet fjalë për modelet e Fiat-it të cilët edhe më tepër janë pasuruar me pajisje shtesë. Në mesin e tyre është edhe modeli Fiat Bravo. Ky model ka fituar një përmirësim të madh të pajisjeve.

Të gjitha këto kanë kontribuuar që ky model vërtetë të ketë një pamje shumë sportive, çka e bën atraktiv për gjeneratat e reja të blerësve. Modeli “Fiat Bravo” ofrohet me motor 1.4 litërsh benzinë i cili siguron 90 kuaj fuqi, si dhe variantin e modelit me naftë, 1.6 M-Jet i cili ofron 105 kuaj fuqi.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pajisjeve. Kështu, ky model posedon fellne 16 inç, tempomat, pajisje radio CD mp3 si dhe komandat në timonin e mbështjellë me lëkurë, sikurse edhe pajisja e klimës.