Ferrari shitet për 28,99 milionë euro

Ferrari shitet për 28,99 milionë euro

Ferrari shitet për 28,99 milionë euroNjë Ferrari klasik i viteve 1957 shitet për një shifër rekord prej 28,99 milionë euro. “250 Testa Rossa” ish-makina e Phil Hill është blerë nga një koleksionist pasanik i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Pas disa viteve garimi në pistën e Le Mans në fund të viteve 50-të, ky Ferrari u dhurua në vitin 1967 në muzeun Henry Ford ku qëndroi për rreth 30 vite.

Me këtë shumë kjo makinë mund të cilësohet si makina më e shtrenjtë e shitur vitet e fundit duke lënë pas Ferrarin 250 GTO të vitit 1962, i cili ishte në pronësi të kampionit Stirling Moss, e cila u shit në vitin 2012 për shumën e 26,2 milionë eurosh.