Ferid Agani: Nga shtatori vajzat do të mund të baritin shaminë

Ferid Agani: Nga shtatori vajzat do të mund të baritin shaminë

Ferid Agani: Nga shtatori vajzat do të mund të baritin shaminëKryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka premtuar se nga shtatori nuk do të ketë shkelje të lirive dhe të drejtave të asnjë individi në vend, duke iu referuar vajzave që bartin shami, pasi që sipas tij, kjo punë ka marrë fund dhe se tashmë ekziston marrëveshja politike e nënshkruar me kryetarin e PDK-së.

Agani këto deklarata i bëri sot gjatë një takimi me banorët e fshatit Stanoc i Ultë të Vushtrrisë, ku shpalosi objektivat e kësaj partie për katër vjetët e ardhshme.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Vushtrrisë, por edhe të mbarë Kosovës, që në zgjedhjet e 8 qershorit të votojnë njerëzit e drejtë, profesionistë që në vete përmbajnë integritet të lartë moral e etik, duke shtuar se këto vlera janë pjesë e programit të partisë që ai drejton.

Ndërsa, kryetari i PD-së në Vushtrri, që njëherësh është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Abdullah Klinaku, ka potencuar se elektorati në këtë pjesë është i pajtuar që besimi i treguar më parë ndaj këtij subjekti politik të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi që ka bërë me dije se janë të mobilizuar dhe të vendosur për t’i çuar proceset përpara.
/kosovapress/