Ferguson nderohet edhe në Romë

Ferguson nderohet edhe në Romë

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka fituar çmimin për “etikë sportive”, cmim të cilin e ndan Universiteti i Italisë.

Ferguson ka nënshkruar fanella dhe u është përgjigjur pyetjeve në një ceremoni ku të pranishëm ishin qindra studentë. Cmimin për “etikë sportive” më parë e kishin fituar presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ish-presidenti i Romës, Franco Sensi, Stefania Belmondo, si dhe trajneri nga Çekia, Zdenek Zeman.