JUVENTUS_285323_thumb_large

Ferguson ‘pajtohet’ me BBC-në

Sir Alex Ferguson prej tash e tutje do të flasë për BBC-në. 

Ferguson e filloi bojkotin e tij më 2004 pas njoftimeve rreth të birit të tij Jason në dokumentarin televiziv të quajtur “Fergie & i biri”.

“Sir Alex dhe BBC kanë lënë pas vetes mosmarrëveshjet që u përcollën me mosparaqitjen e tij në programet e BBC-së”, thuhet në një komunikatë të përbashkët pas një takimi mes Sir Alexit, drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Mark Thompson dhe drejtorit të BBC Veriu, Peter Salmon.

Linjat e komunikimit pritet të hapen kur Manchester United pret Arsenalin të dielën.