Fëmijët që kanë mbështetje në mësim, janë më të suksesshëm

Fëmijët që kanë mbështetje në mësim, janë më të suksesshëm

Fëmijët që kanë mbështetje në mësim, janë më të suksesshëmFëmijët, prindërit e të cilëve përfshihen dhe ndihmojnë gjatë mësimit, tregojnë rezultate dhe sukses më të mirë në shkollë. Angazhimi i nënës apo babait rreth bërjes së detyrave të shtëpisë, mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e fëmijës.

Së paku kështu thotë studimi më i ri i kryer nga universiteti ‘Queensland University of Technology’. Prof. Donna Berthelsen dhe dr. Sue Walker nga fakulteti i pedagogjisë e kanë kryer këtë studim me 10 mijë australianë.

Të dhënat dhe analizat tani për tani në masë të madhe kanë të bëjnë me ndikimin që prindërit kanë ose mund të kenë gjatë mësimit të fëmijëve të tyre dhe si ndikon angazhimi i prindit në shkollë në mësimin e fëmijëve.

“Familja ka ndikimin më të madh në suksesin e mësimit, ndërsa është shumë e rëndësishme edhe se sa prindërit e vlerësojnë rëndësinë e shkollimit”, ka thënë Berthelsen.

“Nëse prindërit janë të përfshirë në proceset e mësimit të fëmijëve të tyre, gjasat janë më të mëdha se fëmija me sukses do ta përfundojë shkollimin dhe të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm”, ka shtuar ajo.

Berthelsen sqaron se prindërit janë pyetur se kur fëmijët e tyre kanë shkuar në klasën e parë apo të dytë dhe se si 99 për qind e tyre kanë menduar se fëmijët e tyre do ta përfundojnë shkollën.

Mirëpo, vetëm 60 për qind e tyre, sipas pohimit të mësimdhënësve, kanë qenë vërtetë të kyçur në shkollimin e fëmijëve. Dhe është konstatuar se fëmijët, prindërit e të cilëve kanë qenë të kyçur në shkollim, vërtetë me sukses e kanë përfunduar shkollën e mesme dhe janë regjistruar në fakultet.

Ka shumë gjëra të cilat prindërit mund t’i bëjnë edhe në shtëpi kur bëhet fjalë për mbështetjen e fëmijëve në mësim. E rëndësishme është që prindërit të mos marrin qëndrim se vetëm shkolla është përgjegjëse për suksesin e fëmijëve të tyre.