Fejohet Beren Saat (Fatmagyl)!

Fejohet Beren Saat (Fatmagyl)!

Fejohet Beren Saat (Fatmagyl)!Fatmagyl i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me rok yllin turk Kenan Dogulu.

Aktorja e famshme turke Beren Saat apo e njohur tek ne si Fatmagyl në serialin me të njëjtin emër dhe rock ylli Kenan Dogulu të cilët janë në lidhje prej më shumë se dy viteve janë fejuar, ata të dy kanë shkëmbyer edhe unazat e fejesës.

Pas përfundimit të serialit të fundit në të cilin aktron Beren, ka vendosur që të ndryshojë statusin dhe të bëhet e fejuara e Kenan Dogulu.

Atë natë çifti ka vendosur që të organizojë dhe një mbrëmje me miqtë duke e festuar fejesën. Në atë lokal ata janë argëtuar deri në orët e hershme të mëngjesit pa prani të mediave.